Superliga me dy ndeshje në program gjatë të dielës

Superliga me dy ndeshje në program gjatë të dielës

Superliga e Kosovës në futboll, gjatë të dielës në program ka dy ndeshje të vlefshme për javën e 26-të kampionale, njofton Insajderi.

Fillimisht nga ora 13:00, Llapi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ pret mysafirët nga Lipjani, ekipin e Arbërisë. Kjo është sfidë e ekipeve që renditen në pozitat afër me njëra-tjetrën, pasi ekipi nga Podujeva ndodhet një pozitë më lartë me tre pikë me shumë, dhe me një fitore eventuale, do të bënte një hap të madh drejt mbetjes në Superligë. Ndërsa, ekipi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, ndodhet më pikë të barabarta me ekipin që rrezikon rënien në Ligën e Parë, Drenicën e vendit të nëntë.

Sfida e dytë e sotme, është ajo që fillon nga ora 13:30, ku Trepça ’89 pret Ballkanin në ‘Riza Lushta’. Me një fitore të mundshme, të Ballkanit, do të barazonte pikët me Dritën e vendit të parë, ndërsa ekipi nga Mitrovica ka filluar mirë stinorin pranveror në Superligë, pasi renditen në vendin e pestë në ligë me 32 pikë. /Insajderi.com