Pas golit të shënuar, portieri i Sevillës nuk dinte si të festonte golin

Pas golit të shënuar, portieri i Sevillës nuk dinte si të festonte golin

Portieri i Sevillas, Bono, ishte protagonist në sfidën e kampionatit ndaj Valladolidit, duke shënuar një gol special në sekondat e fundit, njofton Insajderi.

Skuadra e tij po humbiste, në transfertë me rezultatin 1-0, teksa 29 vjeçari nga Maroku, evitoi disfatën, duke tundur rrjetën, pas një harkimi nga këndi. Bono goditi saktë në afërsi të pikës së penalltisë, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1.

Pas ndeshjes, portieri i ka habitur të gjithë me deklaratën, teksa ka thënë se nuk dinte si ta festonte golin e shënuar.

“Është e pabesueshme. Është e vërtetë e vështirë të përshkruaj ndjenjat e mia në atë moment. Të them të drejtën nuk dija si ta festoja golin e shënuar. Unë jam mësuar që qëndroj vetëm në portë, por më pas dëgjova trajnerin që më tha se duhet të shkoja te zona e kundërshtarit. Jam shumë i lumtur që shënova”, tha Bono. /Insajderi.com