Atalanta fiton si mysafire e Veronës, Gjimshiti lider i pakontestuar në mbrojtje

Atalanta fiton si mysafire e Veronës, Gjimshiti lider i pakontestuar në mbrojtje

Atalanta fitoi sot kundër Veronës me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A, njofton Insajderi.

‘Zikaltërit’ e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë ku Malinovski në minutën e 33-të dhe Zapata në minutën e 42-të i dhanë fitoren ekipi të Gasperinit dhe forcojnë kështu pozitat në vendin e katërt, ku ndodhen pesë pikë larg Napolit të vendit të pestë dhe një pikë larg Milanit të vendit të dytë.

Ndërkohë një ndeshje mjaft të mirë zhvilloi dhe mbrojtësi Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili u vlerësua si më i mirin në mbrojtjen ‘zikaltër’, duke marrë notën 7.6 nga faqja e specializuar e statistikave, “SOFASCORE”. /Insajderi.com