Lionel Messi e ka kaluar Xavi Hernandez për sa i përket paraqitjeve me fanelën e Barcelonës.
Argjentinasi ka 768 paraqitje me klubin katalunas, ndërsa spanjolli 767.
Ata të dy bashkë arritën të fitoni gjithçka bashkë me Barcelonën, madje në vitin 2009 morën edhe tripletën.
Këtë sezon Barcelona po e synon ta fitojë La Ligan, sepse nga Champions League u eliminua nga PSG.
Pikërisht, në përpjekje të atij qëllimi, Barcelona të dielën e deklasoi Real Soceidad me rezultat 1-6.
Në atë fitore të thellë Messi shënoi dy gola dhe njëkohësisht theu rekordin si lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës. /Insajderi.com