Diplomatëve nga më shumë se dy duzina shtetesh u mohua hyrja në një gjykatë kineze të hënën ndërsa kanadezi i arrestuar Michael Kovrig po gjykohet në Pekin për spiunazh, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Kovrig është një nga dy kanadezët e ndaluar që nga viti 2018, pas arrestimit në Vancouver të ekzekutivit të “Huawei Meng Wanzhou”, i cili aktualisht po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku kërkohet për shkelje të sanksioneve kundër Iranit.
Të premten, kanadezi Michael Spavor doli në gjyq në Dandong, në Kinën verilindore. Gjyqi i tij u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati vetëm dy orë.
Kovrig, një ish diplomat kanadez i cili ka punuar për Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), akuzohet nga autoritetet kineze për “vjedhje të informacionit dhe inteligjencës së ndjeshme përmes kontakteve në Kinë që nga viti 2017”, ndërsa Spavor, një biznesmen me një fokus në Korenë e Veriut akuzohet se bashkëpunoi me Kovrig. /Insajderi.com