Në ishullin në lindje të Afrikës në Madagaskar 19 persona humbën jetën si pasojë e helmimit pasi hëngrën mish të breshkës së detit, transmeton Insajderi.
Zyrtarët e spitalit Vatomandry në lindje të kryeqytetit Antananarivo njoftuan se në spital humbën jetën 10 nga 34 personat që u shtruan në spital me ankesën e helmimit pasi hëngrën mishin e breshkës së detit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e guvernatori thuhet se nëntë fëmijë që hëngrën mishin e breshkës së detit humbën jetën në shtëpitë e tyre.
Algat në shtratin e detit lëshojnë toksina
Bëhet e ditur se kur temperaturat në vend rriten, algat në fund të detit lëshojnë toksina gjatë periudhës nëntor-mars.
Meqë breshkat e detit dhe më shumë se 20 lloje peshqish ushqehen me alga helmuese në fund të detit gjatë këtyre muajve, toksinat në bimët në fjalë gradualisht kalojnë në mishin e krijesave që ushqehen me to. Nëse konsumohet, mund të shkaktojë pasoja fatale.
Megjithëse autoritetet paralajmëruan që këto krijesa nuk duhet të konsumohen gjatë kësaj periudhe, njerëzit që jetojnë në zonat bregdetare nuk u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për shkak të kushteve të rënda të ushqimit. /Insajderi.com