Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 542.359, prej të cilëve 440 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.
SHBA-ja vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 29.819.314, me 34.943 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,64 milionë raste të konfirmuara dhe 57.505 të vdekur.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 124,4 milionë persona.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, njoftoi se në të gjithë vendin numri personave të vaksinuar ka tejkaluar shifrën 124 milionë e 481 mijë.
Sipas të dhënave të përditësuara nga CDC, në SHBA, 81 milionë e 415 mijë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa 44 milionë 141 mijë të tjerë dozën e dytë.
Pas SHBA-së, e cila renditet e para në botë për nga numri i rasteve dhe vdekjeve në pandemi, renditen Brazili me mbi 11 milionë e 998 mijë raste dhe India me mbi 11 milionë e 646 mijë raste. Ndërkohë, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Indi ka shkuar në afro 198 mijë, ndërsa në Brazil afro 294 mijë. /Insajderi.com