Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë në Spanjë, në vigjilje të sfidës së parë me Andorrën

Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë në Spanjë, në vigjilje të sfidës së parë me Andorrën

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi ditën e sotme duke filluar nga ora 17:00, stërvitjen e parë në Barcelonë, në prag të sfidës ndaj Andorrës, që ‘kuqezinjtë’ do të zhvillojnë ditën e enjte, njofton Insajderi.

Ky takim është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit ‘Qatar 2022’. Vlen të theksohet fakti se grupi i lojtarëve në stërvitjen e parë ishte thuajse i plotë, me përjashtim të portierit Etrit Berisha dhe sulmuesi Florian Kamberi, të cilët pritet të bashkohen në orët në vazhdim, raporton “Supersport”.

Në 15 minutat e para, ‘kuqezinjtë’ zhvilluan vrapime të lehta për ngrohjet e muskujve, teksa në minutat në vazhdim vijuan më ushtrime tekniko-taktike. /Insajderi.com