Kosova prezanton fanellat e reja që do të paraqitet për eliminatoret e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’

Kosova prezanton fanellat e reja që do të paraqitet për eliminatoret e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’

Përfaqësuesja e Kosovës ditën e sotme ka bërë prezantimin e fanellave të reja që do të përdorë ekipi në ndeshjet e ardhshme eliminatore, njofton Insajderi.

Stema është e thjeshtë ku në pjesën e sipërme shkruhet “FFK”, ndërkohë që nuk mungojnë dhe gjashtë yjet që janë pjesë e flamurit të Kosovës.

Prezantimi u bë në stadiumin kombëtar “Fadil Vokrri”, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sa i përket fanellave të reja, fanella e parë mbetet plotësisht e kaltër, fanella e dytë është ajo e bardha, ndërsa si fanellë të tretë, ekipi përfaqësues ka zgjedhur atë plotësisht të zezë, duke ikur nga ajo e mëparshmja që ishte e zezë por me disa lara.

Te fanellat e portierëve, mbetet fanella e parë ajo e portokallta, ndërsa si fanellë e dytë është ajo e verdha.

Kujtojmë që Kosova nesër (të mërkurën) zhvillon ndeshjen e parë, miqësoren kundër Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45, teksa kampanjën kualifikuese hapë më 28 mars në Prishtinë kundër Suedisë. /Insajderi.com