Edon Zhegrova mohon të jetë përplasur me Aro Muriç

Edon Zhegrova mohon të jetë përplasur me Aro Muriç

Pas lajmit për përjashtimin e portierit të përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriç, me argumentin se ka pasur një përplasje fizike me sulmuesin Edon Zhegrova, ky i fundit ka reaguar në një postim në “Instagram”, duke e hedhur poshtë lajmin, njofton Insajderi.

Kujtojmë se lajmi i përplasjes ndërmjet shokëve të ekipit u përhap shpejt dhe bëri shumë bujë. Ja reagimi i plotë i Zhegrovës.

“Të nderuar vëllezër e motra, ju informoj se gazeta “indeksonline” po cenon imazhin tim dhe po bën shpifje dhe mundohet ta ulë imazhin tim çdo herë në shkrimet e saj. Kjo është hera e dytë që gazeta “indeksonline” e bën këtë shpifje ndaj meje. Publik i dashur shkrimi ndaj meje gjoja se jam rrahur me shokun tim Aro Muriq është në nivelin më të ulët dhe nënçmues ndaj meje, ndaj vendit tim, ndaj shokëve të mi dhe familjes time. Aro Muriq është shoku im dhe e kam pas fatin të ndaj çdo moment me të dhe dhomën e kemi nda së bashku dhe i kam qëndruar afër çdo moment dhe kjo është e vërtetë. Gazeta e shpifjes dhe e konsideroj antikombëtare e sidomos ndaj meje do të ballafaqohet me drejtësinë në gjykatë. Njerëzit e papërgjegjshëm do ta marrin dënimin e merituar sepse jemi lodhur nga këta matrapazë të paskrupullt që shkelin mbi djemtë e kombëtares së Kosovës, por ne jemi më të fortë se kurrë dhe jemi para ndeshjeve vendimtare kualifikuese për vendin tonë të shenjtë. Ju dua, Edon Zhegrova”, ishin fjalët e anësorit të Basel-it në Zvicër. /Insajderi.com