Pas mosftesës nga Reja për Asanin, reagon menaxheri i këtij të fundit

Pas mosftesës nga Reja për Asanin, reagon menaxheri i këtij të fundit

Shqipëria ka nisur përgatitjet dhe Edi Reja shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për tri sfidat kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos, njofton Insajderi.

Sigurisht që ka edhe të pakënaqur nga lista e trajnerit Reja, dhe njëri prej tyre është menaxheri i Jasir Asanit. Aleksandar Jovkov.

“Ku është Jasir Asani në listë? Ai ka tri vite e gjysmë që po luan me Partizanin, e shihni çdo ndeshje dhe nuk e ftoni asnjëherë. Mos harroni që ai la Maqedoninë e Veriut për të veshur fanellën e Shqipërisë, ju po talleni me karrierën e tij”, tha fillimisht menaxheri i Asanit.

“Jepini një shans, mos u tregoni amatorë. Duke parë ndeshjet që ka luajtur me Partizanin, Asani e meritonte një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë”, shkruan menaxheri i 25 vjeçarit nga Shkupi. /Insajderi.com