Humbja ndaj Milanit ka shkaktuar tërmet tek ‘vjollcët’, teksa trajneri Prandelli, i cili mori drejtimin e skuadrës më 9 nëntor, ka vendosur të japë dorëheqje, njofton Insajderi.
63 vjecari e drejtoi ekipin në 23 ndeshje, duke fituar vetëm gjashtë takime, përfshi këtu edhe Kupën e Italisë, teksa regjistroi edhe gjashtë barazime e plot 11 humbje.
Tre humbjet në pesë ndeshjet e fundit dhe pozicioni i 14-të në renditje kanë bërë që zhgënjimi të jetë i madh, me trajnerin që ka vendosur të largohet. Prandelli kishte një kontratë deri në fund të këtij sezoni, teksa ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e pagesës së tij prej katër milionë eurosh.
Drejtuesit e Fiorentinës nuk kanë vonuar për të gjetur zëvendësuesin e Prandellit, duke riemëruar pikërisht atë që u shkarkua në nëntor nga stoli i ekipit toskan, Giusepe Iachini. /Insajderi.com