Lojtari francez humbi ndjenjat gjatë stërvitjes te ekipi i Simeones

Lojtari francez humbi ndjenjat gjatë stërvitjes te ekipi i Simeones

Skuadrën e Atleticos së Madridit e ka kapluar paniku ditën e sotme. Djemtë e Simeones sapo kishin përfunduar stërvitjen e tyre përpara mediave dhe ishin gati të nisnin seancën e tyre të plotë, kur një episod i ndodhur i ka sjellë frikë te të gjithë lojtarët, njofton Insajderi.

Mousa Dembele ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë në fushën e lojës. Futbollistët dhe stafi menjëherë i kanë ardhur në ndihmë, me një pjesë të shokëve të tij të skuadrës që kanë vrapuar drejt ambulancës për të marrë barrelat.

Por në fund francezi ka fituar sërish ndërgjegjen e tij, duke u drejtuar jashtë fushës me këmbët e tij. Mësohet se rënie e tensionit ka bërë që Dembele të humbasë ndjenjat. Lojtari i Atleticos është nën kujdesin mjekësor, megjithëse tashmë parametrat e tij trupor janë kthyer në normalitet. /Insajderi.com