Roma i shtohet ekipeve nga Serie A që kërkon argjentinasin Icardi

Roma i shtohet ekipeve nga Serie A që kërkon argjentinasin Icardi

Që pas transferimit të tij në Francë tek PSG-ja, Mauro Icardi duket se e ka humbur shkëlqimin e tij, atë që e karakterizonte në Serie A, te Sampdoria dhe Inter, njofton Insajderi.

Kalimi në kampionatin francez bëri bujë dhe pritej që Icardi të shpërthente me skuadrën pariziene, por performancat fantastike të Mbappe e kanë lënë nën hije argjentinasin.

Pas Milani dhe Juventusit që kanë shfaqur interesim konkret për transferimin e tij, në garë është futur dhe Roma, e cila e sheh si zëvendësuesin ideal të Edin Dzekos, me boshnjakun që këtë sezon me shumë mundësi do të largohet nga ‘verdhekuqtë’.

Marrëveshja me PSG-në mund të arrihet me anë të një huazimi me të drejtë blerje, por situata është e ndërlikuar pasi sulmuesi argjentinas u ble për shifrën e 70 milionë eurove, dhe PSG-ja nuk ka ndërmend të dalë e humbur nga ky transferim. /Insajderi.com