Të dyja përfaqësueset, në prag të sfidës miqësore kanë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes, e që pritet të filloj nga ora 20:45 në stadiumin emblematik ‘Fadil Vokrri’, njofton Insajderi.
‘Dardanët’ presin mysafirët nga Lituania në sfidën e parë testuese, para fillimit të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës ‘Qatar 2022’.
Tekniku zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, ka zgjedhur për 11-shën startuese lojtarët më në formë, përjashto qendërmbrojtësin Amir Rrahmani, që thuhet se është lënduar dhe se është kthyer në Itali te Napoli.
Kosova starton me fortmacionin e zakonshëm 4-2-3-1.
Kosova: Ujkani; Vojvoda, Dresevic, Aliti, Hadergjonaj; Kryeziu, V.Berisha; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi.
/Insajderi.com