Pas fraksionit të parë të ndeshjes, Kosova e gjen veten në epërsi me një gol të bukur të Arbër Zenelit, njofton Insajderi.
Kosova gjatë tërë pjesës së parë kishte kontrollin e ndeshjes si dhe përqindjen e posedimit të topit.
Momenti kryesor i pjesës së parë do të vinte në minutën e 27-të, kur Zeneli do të shënonte një gol të bukur, duke dërguar topin në qoshin e majtë të portierit Svedkauskas.
Mundësi tjetër të mirë shënimi kishte edhe Muriqi, i cili u asistua nga Rashica, mirëpo goditja fluturimthi e sulmuesit të Lazios u prit nga gardiani lituanez.
Mundësi të mirë shënimi kishin mysafirët në minutën e 44-të të takimit, kur pas një gabimi të Vojovodës, miqtë nuk arritën të shënonin edhe pse u gjendën të vetëm përballë Ujkanit. /Insajderi.com