Kosova ka shënuar golin e katër në sfidën miqësore ndaj Lituanisë, ndeshje që po zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, njofton Insajderi.
Në minutën e 79-të në takim, pas një depërtimi perfekt nga ana e majtë, dhe pasi kaloi përmes tre kundërshtarëve, mesfushori Besar Halimi shënon një gol të bukur me të majtën, duke goditur zhagas në qoshin e majtë të gardianit lituanë. /Insajderi.com