Ushtria nigeriane ka eliminuar 57 terroristë të Boko Haramit

Ushtria nigeriane ka eliminuar 57 terroristë të Boko Haramit

Forcat speciale nigeriane kanë eliminuar 57 terroristë të Boko Haram-it në shtetin verilindor Borno, transmeton Insajderi.

Ushtria nigeriane zhvilloi operacione kundër grupit terrorist në zonat e qeverisë lokale Damboa dhe Gwoza të shtetit, theksuan disa burime, Anadolu Agency (AA).

Disa pjesëtarë tjerë të grupit terrorist u plagosën, por arritën të shpëtonin.

Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë përhapi mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerunin fqinj, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë dhe gati 3 milionë janë zhvendosur brenda një dekade të aktiviteteve terroriste të Boko Haram-it në Nigeri.

Dhuna e kryer nga Boko Haram ka prekur rreth 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2.6 milionë të tjerë, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët. /Insajderi.com