Këtë të mërkurë, Parlamenti i Zelandës së Re votoi unanimisht për të lejuar nënat dhe partnerëve të tyre tre ditë pushim të paguar pas një aborti spontan ose lindjes së foshnjave të pajeta, shkruan CBS, transmeton Insajderi.
Ndërsa punëdhënësve në vend u kërkohej tashmë të siguronin pushim me pagesë në rast të lindjes së foshnjës, kishte disa konfuzione rreth kualifikimeve.
Projekt-ligji novator i ri heq çdo paqartësi, duke shtrirë përfitime për këdo që humbet një shtatzëni në çdo moment.
Më parë, çiftet e pikëlluara duhej të përdornin pushim mjekësor kur kishin të bënin me përfundimin e një shtatzënie. /Insajderi.com