Të paktën pesë persona humbën jetën dje vonë kur një ortek bore goditi një fshat në Kashmirin e administruar nga Pakistani, transmeton Insajderi.
Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar me vdekjen e një gruaje dhe katër fëmijëve të saj, njoftoi Radio Pakistani, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët lokal dhe policia nxorën trupat ndërsa puna e shpëtimit ende vazhdon.
Provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe Kashmiri u goditën nga reshjet e dendura të shiut dhe borës gjatë tri ditëve të fundit. /Insajderi.com