Lojtari me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, pritet të ndryshojë skuadër sezonit e ardhshëm, teksa po flitet për një transferim të tij tek kampionët e Turqisë, Galatasaray, njofton Insajderi.
Momentalisht Alioski luan për skuadrën e Leeds United në Premier League në Anglia, por nuk po gjen shumë hapësira këtë sezon, ndërsa një sezon më parë ishte një ndër lojtarët thelbësorë duke ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në Premier League.
Lajmi është bërë publik nga “Fotball Insider”, ku thuhet se palët kanë shkuar edhe më tej duke nënshkruar një kontratë paraprake për transferimin e 29 vjeçarit tek turqit. Ezgjan Alioski është shqiptar nga Maqedonia dhe prej tetë vitesh është pjesë e përfaqësueses maqedonaso-veriore. /Insajderi.com