Gazeta e madhe spanjollore injoron Kosovën

Gazeta e madhe spanjollore injoron Kosovën

Gazeta e madhe spanjolle “as”, ka injoruar emrin e shtetit të Kosovës, duke e vendosur vetëm flamurin.

Spanja dhe Kosova janë në një grup për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Këto dy shtete përballen më 31 mars në Sevilla.

Por, Spanja po vazhdon ta mohojë shtetësinë e Kosovës.

Pasi përpiluan një protokoll që Kosova të paraqitet pa simboli, kërkesë e refuzuar nga FIFA. Po vazhdon qasja jopranuese për Dardanët.

Gazeta “as”, nuk i vendosi fare emër flamurit të shtetit të Kosovës. /Insajderi.com