Pesë klube kanë dominuar listën e të përzgjedhurve të Fernando Santosit në kombëtaren portugeze: Sportingu i Lisbonës, Braga, Porto dhe Wolverhampton. Sportingu ka plot tetë lojtarë: Cedrik Soaresh, Joao Mario, Adrien Silva, Paulo Olivieira, Gelson Martins, Bruno Fernandes, Nuno Mendes dhe Paulhina. Jose Fonte është i riu me moshë më të madhe në epokën e Santosit, me moshë 30 vjeç në nëntorin e vitit 2018, i ndjekur përkatësisht nga Marafona dhe Diego Sousa (të dy 29 vjeç), njofton Insajderi.
I intervistuar në konferencën e djeshme për shtyp për ndeshjen ndaj Serbisë të programuar për mbrëmjen e sotme në orën 20:45, Santos ka konsideruar skuadrën e Kuinas si më të vështirën për Kupën e Botës “Katar 2022”. “Në teori ajo kundër Azerbajxhanit ishte më e lehta, – ka nisur, duke rikujtuar fitoren e Portugalisë kundër skuadrës azere 1-0 në ndeshjen e parë kualifikuese. – Teoria tregon diçka se çfarë ndodh në fushë. Do të shikoni dy skuadra që sulmojnë dhe shënojnë. E respektojmë Serbinë dhe cilësinë e lojtarëve, por gjithashtu kemi një identitet tonin dhe do të luajmë për të fituar, si gjithmonë”, tha portugezi para sfidës më Serbinë. /Insajderi.com