U luajtën në orën 18:00, katër sfidat e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, ku u regjistruan plot 12 gola, njofton Insajderi.
Holanda e De Bur-it, arriti fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuesesh, teksa mposhti Letoninë me rezultatin 2-0.
Triumf spektakolar edhe për Turqinë, që pasi mposhti Holandën në shtëpi në ndeshjen e parë, kësaj herë shkërmoqi Norvegjinë e Haalandit me rezultatin 0-3.
Në dy sfidat e tjera, Kroacia fitoi minimalisht ndaj Qipros 1-0, ndërkohë që Bjellorusia mposhti me përmbysje 4-2 Estoninë. /Insajderi.com