Pas golit të anuluar të Ronaldos, lojtari serb thotë se topi nuk e kishte kaluar vijën

Pas golit të anuluar të Ronaldos, lojtari serb thotë se topi nuk e kishte kaluar vijën

Një jehonë e madhe i është dhënë rastit të ndodhur mes Serbisë dhe Portugalisë gjatë mbrëmjes së djeshme. Rezultati ishte në shifrat 2-2 kur Ronaldo e kaloi vijën me goditjen e tij në minutën e fundit, duke u përgatitur për të festuar golin e fitores, njofton Insajderi.

Por në të njëjtin mendim nuk ishin anësorët dhe kryesori i takimit, të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre se Stefan Mitrovic e ka larguar topin pa e kaluar vijën. Përsëritjet e pamjeve e treguan qartësisht vjedhjen e bërë në Beograd, me VAR-in që mungon dhe nuk mund të ndërhynte për drejtësi.

Vërtet e habitshme ishte intervista e Mitrovic pas ndeshjes pasi nuk e ka pranuar që topi ka kaluar vijën: “Ronaldo ka pikëpamjen e tij dhe është i zemëruar, por nuk mendoj se topi e kaloi vijën. Ne donim fitoren, nuk jemi shumë të kënaqur”, u shpreh Mitrovic pas takimit. /Insajderi.com