Luka Modriç ka shkruar historinë me fanellën e Kroacisë. Mesfushori i Realit të Madridit është futbollisti me më shumë paraqitje në fanellën e Kombëtares. Rekordi u arrit pas fitores në shifrat 1-0 kundër Qipros për kualifikueset e Botërorit ‘Qatar 2022’, njofton Insajderi.
Më herët ishte Darijo Srna që e mbante vendin e parë, për t’ia lënë stafetën mesfushorit që do të vazhdojë të paraqitet për Kroacinë. E për këtë rast të veçantë shokët te Kombëtarja kroate e kanë surprizuar duke e duartrokitur gjatë Modriç, që nuk i mbajtur emocionet për të shpërthyer në lot. /Insajderi.com