Është mbyllur pjesa e parë e takimit në ‘Fadil Vokrri’, teksa mysafirët pas pjesës së parë kanë krijuan një epërsi prej dy golash, njofton Insajderi.
Në fillim ndeshjen më mirë e filluan nikoqirët duke krijuar disa gjysmë raste, ndërsa në daljen e parë të rrezikshme shënuan mysafirët. Autor i golit ishte Augustinsson, teksa pranoi një asistim nga Ibrahimoviç.
Golin e dytë mysafirët e shënuan në minutën e 35-të të ndeshjes, me lojtarin e natyralizuar Isak.
Në pjesën e dytë duhet disa ndryshime nga Challandes, për të freskuar ndeshjen, edhe pse mbrojtja ishte reparti më i dobët në pjesën e parë te Kosova. /Insajderi.com