Spanje e cila të mërkurën e pret Kosovën në Sevilla, me vështirësi e ka mposhtur Gjeorgjinë.
Spanjollët të cilët befasuan me barazim ndaj Greqisë, ishin afër që “të dështojnë” edhe ndaj Gjeorgjisë.
Por, tri pikë ia siguroi Dani Olmo, në minutat shtesë të lojës.
Ndërsa, Kosova ka humbur 0 me 3 në “Fadil Vokrri”, ndaj Suedisë.
Dardanët udhëtojnë në Sevilla, pas shumë zërave që Spanja “nuk do t’i respektojë simbolet e Kosovës”. /Insajderi.com