Britanikët nuk përqafojnë akoma njëri-tjetrin, po presin derisa të ulen rastet me COVID-19

Britanikët nuk përqafojnë akoma njëri-tjetrin, po presin derisa të ulen rastet me COVID-19

Britanikët nuk duhet të përqafojnë njerëz të tjerë derisa numri i rasteve me COVID-19 të jetë shumë i ulët dhe mundësia e shpërthimit të jetë shumë e vogël se që është tani, transmeton Insajderi.

Një anëtar i SAGE (Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat), Sir Mark Walport, tha se nuk është ende e sigurt për njerëzit që të kenë kontakte fizike me të dashurit e tyre sepse ka ende mjaft infeksione dhe sot shënohet hapi i parë i Anglisë nga ndalimi i takimeve në natyrë.

Të hënën më 29 mars 2021, u zbutën masat tani më njerëzit lejohen të takohen jashtë në grupe me gjashtë persona për herë të parë që nga fillimi i vitit.

‘Mail Online’ ka njoftuar se rreth 5,300 njerëz po testohen pozitivisht për Coronavirus çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zyra për Statistikat Kombëtare vlerëson se 160,000 njerëz në Angli kanë virusin aktualisht.

Numri i përgjithshëm është i barabartë me tetorin dhe rastet ditore me prillin e vitit të kaluar.

Rastet ishin më të ulëta në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur ranë në vetëm 550 në ditë, mesatarisht – një e dhjeta e normës aktuale. /Insajderi.com