Mesfushori i Kombëtares shqiptare lë grumbullimin, kthehet te Napoli

Mesfushori i Kombëtares shqiptare lë grumbullimin, kthehet te Napoli

Të gjithë po prisnin debutimin e Nedim Bajramit te Kombëtarja Shqiptare. Futbollisti i Empolit do ta pasuronte së tepërmi organikën e trajnerit Reja për t’i dhënë më shumë fantazi lojës sulmuese dhe krijimtarinë që ka munguar në gjithë këtë kohë, njofton Insajderi.

Shqipëria bëri gjithçka në kohë rekord për të mbyllur shtetësinë shqiptare dhe problemet e mundshme që Bajrami të ishte gati për Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. Por duket se një “hakmarrje zvicerane” e ka shtyrë këtë debutim.

Kjo pasi FIFA nuk e dha lejen në kohën e duhur duke e bërë të pamundur aktivizimin e mesfushorit. Për këtë arsye Bajrami është kthyer në Itali për t’u stërvitur me Empolin, ndërsa “Empoli Channel” konfirmon se kjo histori nuk vjen për shkakun e ndonjë infektimi të mundshëm nga COVID-19, por vetëm për çështje burokratike. /Insajderi.com