Federata e Spanjës e përmend emrin e Kosovës, pa parashtesë

Federata e Spanjës e përmend emrin e Kosovës, pa parashtesë

Federata e futbollit të Spanjës, ka reflektuar pasi e ka përmendur emrin e shtetit tonë; Kosovën, në Twitter.

Kjo federatë ditë më parë iu referua Kosovës si “territori, “përfaqësuese e FFK-së” etj.

Madje, javë më parë përpiluan një protokoll, ku pos Kosovës, dëshironin se edhe himnin e shtetit tona ta paraqesin si “muzike”.

Por, tashmë i janë referuar ndeshjes së sotme Spanja vs Kosova.

Takimi fillon nga ora 20:45 dhe vlen për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. /Insajderi.com