Ademi për ‘Tuttosport’: Mund të garantoj organizimin e një ndeshjeje në Prishtinë mes Kosovës dhe Serbisë

Ademi për ‘Tuttosport’: Mund të garantoj organizimin e një ndeshjeje në Prishtinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Spanjës dhe ‘dardanët’ kanë tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura në Evropë për shkak të situatës së tensionuar. Organizatorët e ndeshjes së sotme nuk e njohin ende si shtet, por futbolli nuk duhet të ngatërrohet me politikën, njofton Insajderi.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka zhvilluar një intervistë edhe për median e njohur në Itali, “TuttoSport”. Mes pyetjeve të zhvilluara për numrin një të futbollit në Kosovë, veçohet: “E sa kohë do të duhet që të presim për ta parë Serbinë në Prishtinë dhe Kosovën në Beograd?”. Ademi është përgjigjur duke thënë se për të dytën nuk dihet ende afati, por garanton tërësisht organizimin në Prishtinë.

“Unë mund të garantoj që organizimi i një ndeshje të tillë hipotetike në Prishtinë do të ishte në përputhje me standardet më të larta. Nuk di çfarë të them për ndeshjen eventuale në Beograd, sepse aspekti politik është gjithmonë i pranishëm në Ballkan, siç e kemi e parë gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Ademi. /Insajderi.com