Shqipëria luan me San Marinon, ditën e sotme duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, njofton Insajderi.
Kundër San Marinos është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i ‘kuqezinjve’ u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.
Për sa i përket formacionit zyrtar, Reja i ka treshen e mbrojtjes, Ajetit, Veselit dhe Gjimshitit, për të vazhduar nga krahët me Hysajn dhe Lenjanin. Mesfusha formohet nga Ramadani, Memushaj dhe Bara, ndërkohë që në sulm është Broja dhe Cikalleshi.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Memushaj, Ramadani, Manaj, Broja. /Insajderi.com