Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas fitores se Spanjës ndaj Kosovës, me rezultatin 3-1, njofton Insajderi.
Tekniku spanjoll u shpreh se nuk i intereson aspak politika, duke shtuar se ai ka respekt të madh për Kosovën dhe skuadrën, pasi sot sipas tij bënë një ndeshje shumë të mirë.
“Mendojmë se e merituam të fitojmë këtë ndeshje, por kur je 2-1 në atë rast është e vështirë, megjithatë në fund mendoj se e merituam këtë fitore. Gjithashtu më pëlqeu mënyra se si Kosova luajti, ishte një ekip agresive dhe jeni mbrojtur mire”, tha fillimisht spanjolli.
“Nuk dëshiroj të flas për politikë dhe për gjërat si këto, ne ju respektojmë shumë, ne si njerëz të sportit e respektojmë ekipin e Kosovës dhe nuk dua të flas për gjëra të tilla, por për futbollin”, tha Enrique për fund. /Insajderi.com