Forumi i Ekonomisë Botërore: Si pasojë e pandemisë do të duhen 135 vjet për të zvogëluar hendekun gjinor

Forumi i Ekonomisë Botërore: Si pasojë e pandemisë do të duhen 135 vjet për të zvogëluar hendekun gjinor
Burimi i fotografisë: Don Arnold | Getty Images News | Getty Images

Forumi Ekonomik Botëror parashikon që tani do të duhen 135.6 vjet për të arritur barazinë gjinore – pasi pandemia e ktheu botën pas një brez, duke vonuar barazinë me rreth 36 vjet, shkruan CNBC, transmeton Insajderi.

“Pandemia ka pasur një ndikim masiv dhe zhbëri shumë progresin e bërë në të kaluarën”, tha Saadia Zahidi, një drejtore menaxhuese në Forumin Ekonomik Botëror.

Një arsye pse hendeku gjinor është zgjeruar është se sektorët e goditur rëndë nga Covid-19 kishin kryesisht gra të punësuara.

Një faktor tjetër është se shumë gra morën përgjegjësi shtesë në shtëpi gjatë bllokimit kur shkollat u mbyllën. /Insajderi.com