Milwaukee Bucks mposht Lakers – rezultatet në NBA

Milwaukee Bucks mposht Lakers – rezultatet në NBA

Milwaukee Bucks mposhti Los Angeles Lakers me rezultatin 112:97 në ndeshjen e rregullt të NBA-së, njofton Insajderi.

Në betejën mes vëllezërve Antetokounmpo, ku Giannis dhe Thanasis luajnë për Bucks dhe Kostas për Lakers, Bucks u treguan më të mirë.

Lojtari më vlefshëm aktual (MVP) Giannis Antetokounmpo shënoi “double-double” me 25 pikë dhe 10 kërcime ndërsa Jrue Holiday ishte kosha-shënuesi më i mirë i ekipit të tij me 28 pikë dhe tetë kërcime në Qendrën Staples.

Khris Middleton shënoi 17 pikë dhe tetë asiste. Brenda dy minutave lojë, Kostas nuk shënoi asnjë pikë për Lakers ndërsa Thanasis shënoi 8 pikë në 12 minuta për Bucks.

Kyle Kuzma shënoi 16 pikë dhe shtatë kërcime. Bucks, të cilët zënë pozitën e tretë përmirësuan bilancin me 30 fitore dhe 17 humbje në Konferencën Lindore ndërsa Lakers tani ka 30 fitore dhe 18 humbje.

Jazz shënoi fitore ndaj Grizzlies

Utah Jazz triumfoi ndaj Memphis Grizzlies me 111:107 duke vazhduar me serinë e fitoreve në shtatë ndeshje në FedExForum.

Mike Conley i Jazz ishte shënuesi më i mirë i ekipit të tij me 26 pikë ndërsa Jordan Clarkson u kyç në lojë nga pankina duke shënuar 24 pikë.

Ja Morant i Grizzlies shënoi 36 pikë, por përpjekja e tij nuk mund të shmangte humbjen ndaj Jazz.

Drejtuesit e Konferencës Perëndimore Jazz kanë një bilanc me 36 fitore dhe 11 humbje ndërsa Grizzlies tani kanë 22 fitore dhe 23 humbje.

Rezultatet:

Detroit Pistons – Portland Trail Blazers 101:124

Indiana Pacers – Miami Heat 87:92

Brooklyn Nets – Houston Rockets 120:108

Boston Celtics – Dallas Mavericks 108:113

Memphis Grizzlies – Utah Jazz 107:111

Oklahoma City Thunder – Toronto Raptors 113:103

Minnesota Timberwolves – New York Knicks 102:101

San Antonio Spurs – Sacramento Kings 120:106

Los Angeles Lakers – Milwaukee Bucks 97:112

Phoenix Suns – Chicago Bulls 121:116

/Insajderi.com