Bayern Munchen mendon afrimin e Son në afatin kalimtar të verës

Bayern Munchen mendon afrimin e Son në afatin kalimtar të verës

Bayern Munchen ka vendosur synimet e tij për nënshkrimin e Heung-Min Son dhe janë të përgatitur të presin një vit për ta marrë atë nga Tottenhami, sipas “Football Insider”. Gjigantët gjermanë janë njoftuar për ngërçin e kontratës së ikonës së Koresë së Jugut në Londrën veriore pasi ai kishte qenë në prag të rënies dakord për një marrëveshje të re afatgjatë, njofton Insajderi.

Nga një burmim i sigurt në klubin e Tottenhamit tregon për “Football Insider” se Son, 28 vjeç, i është ofruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë më shumë se 200.000 paund në javë.

Ai ishte i gatshëm të pranonte këto kushte para Krishtlindjeve, por negociatat mbetën në pritje përpara verës. Bayerni është admirues i madh i Son dhe po planifikon një lëvizje për ta tërhequr atë përsëri në Bundesligë pasi la gjurmë me Leverkusenin. Gjigantët gjermanë mund të japin kohën e tyre për një vit dhe të presin derisa sulmuesit t’i skadojë kontrata. Marrëveshja e tij aktuale vazhdon deri në vitin 2023 dhe klubi i Premier Ligës po përballet me vështirësitë ekonomike që ka shkaktuar pandemia. /Insajderi.com