CDC-ja tërheq mbrapsht një deklaratë në lidhje me COVID-19

CDC-ja tërheq mbrapsht një deklaratë në lidhje me COVID-19
Burimi i fotografisë: Chip Somodevilla/Getty Images

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë tërhequr deklaratat e bëra nga drejtori i saj se njerëzit e vaksinuar nuk transmetojnë Coronavirus-in, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

Shefja e CDC Rochelle Walensky tha në fillim të kësaj jave se “njerëzit e vaksinuar nuk mbajnë virusin, nuk sëmuren”.

Por agjencia shëndetësore sqaroi deklaratën të enjten, duke thënë se “provat nuk janë të qarta” dhe se Walensky “po fliste gjerësisht”.

“Është e mundur që disa njerëz që janë plotësisht të vaksinuar mund të marrin COVID-19”, tha një zëdhënës i CDC për Neë York Times. “Provat nuk janë të qarta nëse ata mund të përhapin virusin tek të tjerët. Ne po vazhdojmë të vlerësojmë provat”.

Dr. Peter Bach, tha se konfuzioni rreth imunitetit të papërshkueshëm nga virusi mund të çojë në njerëz që refuzojnë të mbajnë një maskë pasi marrin vaksinën. /Insajderi.com