Në Britani të Madhe thuhet se mpiksje e gjakut është regjistruar tek 30 persona nga 18.1 milionë persona që janë vaksinuar me vaksinën e Oxford-AstraZeneca kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.
Në një deklaratë nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë së Madhe (MHRA) njoftohet se 7 prej këtyre 30 personave kanë humbur jetën që nga 24 marsi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Aktualisht nuk ka asnjë provë që tregon se ka një lidhje mes mpiksjeve të gjakut dhe vaksinës Oxford-AstraZeneca”, theksohet në deklaratën në cilën thuhet se dobitë e vaksinës janë më shumë se sa ndonjë rrezik i mundshëm.
Ndërkohë u njoftua se janë duke vazhduar studimet për të përcaktuar nëse ka apo jo ndonjë lidhje mes vdekjeve dhe vaksinës ose nëse rastet janë zhvilluar apo jo rastësisht.
Në vend, mes periudhës 9 dhjetor – 21 mars janë aplikuar 15.8 milionë doza të para dhe 2.2 milionë doza të dyta të vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Disa vende evropiane pezulluan ose kufizuan sipas moshës përdorimin e vaksinës në fjalë me arsyen se shkakton mpiksje të gjakut. /Insajderi.com