Kategoria Superiore: Vllaznia dhe Partizani luajnë baras, Teuta mposht Laçin

Kategoria Superiore: Vllaznia dhe Partizani luajnë baras, Teuta mposht Laçin

Ndeshjet e Kombëtares shqiptare kanë përfunduar dhe tashmë radhën e ka përsëri Kategoria Superiore, njofton Insajderi.

Java e 26-të ka nisur me dy superduele mes klubeve që vërtiten në “vallen” për titull. Vllaznia ka pritur Partizanin në Shkodër, por në një sfidë ku të dy ekipet dëshironin kreun, ajo që buzëqesh është Teuta.

Skuadrat janë ndalur në një barazim 0-0 në “Loro Boriçi”, duke dalë kështu me vetëm një pikë nga fusha. Ndërkohë në Durrës, Teuta arrin të triumfojë ndaj Laçit, teksa në minutën e 77-të arrin të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Dejvi Bregut. Durrsakët, bashkë me tre pikët, marrin kështu për herë të parë kreun e Kategorisë Superiore, duke udhëhequr me pikë të barabarta me Vllazninë. /Insajderi.com