Luhet duke filluar nga ora 20:45, ndeshja mes Bolognës dhe Interit e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A, njofton Insajderi.
‘Zikaltërit’ e Contes e kanë detyrim fitoren, pasi në rast triumfi do të shkëputeshin me tetë pikë në krye të renditjes, nga ndjekësit e Milanit.
Pritet një sfidë e luftuar, pasi shpesh Bologna ka treguar se mund t’iu hapë probleme skuadrave të mëdha, aq më tepër në ndeshjet në shtëpi. Në ndeshjen e fazës së parë, ‘ziklatërit’ e Contes triumfuan me rezultatin 3-1 dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe sonte.
Interi dhe Bologna nuk barazojnë në Serinë A që nga një rezultat 1-1 i shtatorit të 2017- ës, me Spallettin dhe Donadonin në stolat përkatës.
Nga ai moment katër suksese ‘zikaltër’ dhe ‘kuqeblu’. Suksesi i fundit i Bolognës në “Dall’Ara” kundër Interit në Serinë A i takon shkurtit të 2002-shit. Nga ai moment ‘kuqeblutë’ kanë mbledhur vetëm tre pikë në 13 ndeshje brenda fushe kundër ‘zikaltërve’ (tre humbje, 11 barazime). /Insajderi.com