Manchester City vazhdon me fitore, ‘viktimë’ e radhës e ekipit të Guardiolës është Leicester City

Manchester City vazhdon me fitore, ‘viktimë’ e radhës e ekipit të Guardiolës është Leicester City

Manchester City vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mposhti në transfertë Leicester Cityn me rezultatin 0-2, duke u ngjitur në kuotën e 74 pikëve në 31 ndeshje të luajtura, njofton Insajderi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, “qytetarët” realizuan dy herë. Fillimisht ishte Mendy, që në minutën e 58-të zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Gabriel Jesus në të 74-tën vulosi gjithçka.

Me këtë triumf, City e thelloi përkohësisht diferencën e pikëve në +17 nga ndjekësit e Manchester United. Sfidën e radhës skuadra e Guardiolës do e luajë në shtëpi ndaj Leeds United. /Insajderi.com