Inter ka shënuar fitore minimale si mysafire e Bolognës me rezultat 0:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie A, njofton Insajderi.
Autor i golit të vetëm në këtë takim ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili shënoi në të 32-tën minutë.
Në pjesën e dytë nikoqirët tentuan barazimin disa herë, por pa arritur të shënonin në portën e Samir Handanoviç.
Në anën tjetër ekipi i Contes arriti deri ën fund të ruante epërsinë minimale, por kishin edhe disa raste për të dyfishuar rezultatin, por pa arritur portën e polakut Skorupski.
Me këto tre pikë, Inter bënë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, duke ditur që këtë javë ekipet përcjellëse si Milan dhe Juventus kanë barazuar.
Inter ndodhet në krye të tabelës me 68 pikë, tetë më shumë se rivali i qytetit Milan, gjithashtu ekipi i Contes ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër pas kësaj disfate, ekipi i Mihajloviç mbetet në mesin e tabelës, pozitën e 11-të me 34 pikë. /Insajderi.com