Kololli shënon gol për Zurich nga penalltia kundër St. Gallen

Kololli shënon gol për Zurich nga penalltia kundër St. Gallen

Benjamin Kololli po tregon një formë të shkëlqyer teksa ka realizuar me Zurich e tij me penallti gjatë ndeshjes së Superligës zvicerane ndaj St. Gallen e cila përfundoi në shifrat 1-1, njofton Insajderi.

28 vjeçari nga Kosova realizoi në minutën e 45+3′ me anë të një 11-metërshi. Kololli po kalon një formë të shkëlqyer teksa pas aktivizimit me përfaqësuesen e Kosovës është rikthyer tek Zurich më në formë se kurrë duke realizuar edhe një gol. /Insajderi.com