Shkëndija dhe Struga fitojnë, Shkupi humb në shtëpi nga Renova

Shkëndija dhe Struga fitojnë, Shkupi humb në shtëpi nga Renova

Në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ekipet shqiptare që militojnë në këtë ligë, Shkëndija dhe Struga kanë shënuar fitore ndaj ekipeve maqedonase, ndërsa derbi i ekipeve shqiptare i ka takuar Renovës, të cilët kanë mposhtur si mysafir Shkupin, njofton Insajderi.

Shkëndija ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Sileksit duke e mposhtur me rezultat 2:1, golat për tetovarët u shënuan nga Nafiu (63’) dhe Ibraimi (86’).

Struga ka fituar sfidën përball Belasicës duke e mposhtur 3:1, teksa golat për nikoqirët u shënuan nga Ristevski (18’), Klisman Cake (27’) dhe Kalnoski shënoi autogol (53’).

Në fund, derbi shqiptar mes Shkupit dhe Renovës, i ka takuar këtyre të fundit duke fituar me shifrat 1:2. Golin e vetëm për shkupianët e shënoi Ademi (90+2’), ndërsa golat e fitores për Renovën u shënuan nga Jasaroski (8’) dhe Miskovski (68’).

Pas xhiros së 25-të, Shkëndija shkëputet me 10 pikë diferencë nga përcjellësi më i afërt Shkupi me 56 pikë, respektivisht 46 sosh.

Struga ndodhet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa Renova ndodhet në vendin e nëntë me 27 pikë në tabelë. /Insajderi.com