Atletja keniane, Ruth Chepngetich, e cila fitoi vendin e parë për femra në Gjysëm Maratonën “N Kolay İstanbul” theu rekord botëror me kohën 1.04.01, njofton Insajderi.
Chepngetich, e cila përfundoi e para garën e zhvilluar në zonën e emërtuar “Gadishulli historik” në Stamboll la pas atleten etiopiane, Ababel Yeshaneh e cila mbante rekordin botëror me kohën 1.04.31 në vitin 2020.
Thyhet rekord botëror në Gjysëm Maratonën e Stambollit për meshkuj
Garën e përfundoi i pari atleti kenian, Kibiwott Kandie, i cili ka rekord botërore të gjysëm maratonës për meshkuj.
Kandie, i cili ka përfunduar garën me kohën 59.32, në të njëjtën kohë është fituesi i ri i rekordit të Gjysëm Maratonës së Stambollit. /Insajderi.com