Tottenhami i Jose Mourinhos nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me skuadrën e Newcastle United, duke humbur kështu shansin të ngjitet në klasifikim pas humbjes së Chelseat ditën e djeshme, njofton Insajderi.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me sulmuesit Joelinton në minutën e 28-të, por avantazhi i miqve zgjati vetëm dy minuta teksa Harry Kane arriti të shënonte dy herë në harkun kohor të katër minutave përkatësisht, barazoi në minutën e 30-të dhe kaloi londinezët në avantazh në minutën e 34-të.
Shpëtimtari i Newcastle erdhi nga stoli, ku mbrojtësi Willock i futur në lojë në minutën e 79-të, barazoi shifrat në minutën e 85-të. Tottenhami mbetet në vend të pestë me 49 pikë ndërsa ndodhet dy pikë larg nga Chelsea i vendit të katërt. /Insajderi.com