Presidenti argjentinas del pozitiv për COVID-19 pas vaksinimit

Presidenti argjentinas del pozitiv për COVID-19 pas vaksinimit

Ai tha se do të vaksinohej i pari për COVID-19, si një model për pjesën tjetër të Argjentinës. Pak më shumë se dy muaj pasi mori Sputnik V të prodhuar nga Rusia, Presidenti argjentinas Alberto Fernández ka dalë pozitiv për Coronavirus, njofton Insajderi.

Në një seri postimesh në Instagram presidenti tha se një ethe dhe dhimbje koke e lehtë e kishin shtyrë atë të testohej.

“Jam izoluar dhe po i përmbahem protokollit aktual dhe po ndjek udhëzimet e doktorit tim”, shkroi ai. “Kam kontaktuar njerëzit me të cilën jam takuar këto 48 orët e fundit për të kuptuar nëse janë kontakte të afërta”.

Sipas CNN, një test antigjeni i ndjekur nga një test PCR konfirmoi diagnozën e tij Covid-19 këtë fundjavë, sipas ekipit mjekësor të Fernández. Shëndeti i udhëheqësit 62-vjeçar mbetet “i qëndrueshëm, asimptomatik, me parametra brenda kufijve normalë”, thanë ata. /Insajderi.com