Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit edhe sezonin tjetër, transmeton Insajderi.
Siç kanë raportuar të hënën mediumet italiane, palët kanë arritur marrëveshje dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
“Tuttomercatoweb” njofton se Ibrahimoviqi është pajtuar me kushtet e ofruara në kontratën e re por që nuk janë publikuar.
Megjithatë, mësohet se në kontratën e re janë përfshirë edhe bonuset dhe targetet individuale pasi Ibrahimoviq po vlerësohet si lider te Milani për projektin e ekipit. /Insajderi.com