Kosova dhe Holanda barazojnë pa gola në ndeshjen miqësore në futsall

Kosova dhe Holanda barazojnë pa gola në ndeshjen miqësore në futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall dhe ajo e Holandës, në ndeshjen miqësore të zhvilluar të hënën mbrëma, kanë mbyllur takimin pa gola të realizuar, njofton Insajderi.

Edhe pse loja ishte e hapur nga të dyja skuadrat dhe me raste të shumta, në fund takimi u mbyll me rrjeta të pa prekura.

Në pjesën e dytë, Kosova kishte dy mundësi të mira shënimi, por të dyja herët dështuan të shënonin nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithashtu, edhe të martën, Kosova dhe Holanda do të zhvillojnë përsëri një miqësore mes tyre. /Insajderi.com